Çfarë po ndodh? 8 mijë ushtarë amerikanë zbarkojnë në Shqipëri

0 342

Çdo gjë është në rregull. Ardhja e 8 mijë ushtarëve amerikanë nuk ka lidhje me zhvillimet politike. “Defender 21”, do të zhvillohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që sipas asaj çka u deklarua vitin e kaluar, do të përqëndrohej në Detin e Zi dhe në Ballkan.

Ministria e Mbrojtjes, bën me dije se tetë mijë ushtarë amerikanë do të mësyjnë Shqipërinë në periudhën fund maji-qershor të këtij viti, ndërkohë që ushtria shqiptare pritet të tregojë “forcën” në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.

Ministria e Mbrojtjes, akoma nuk ka nxjerrë sesa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje shumëkombëshe dhe nga do të dalin paratë. Rreth 4 mijë ushtarë amerikanë do të stacionohen në vendin tonë, ndësa pjesa tjetër do të zhvendosen në vendet fqinje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.