Çapja refuzon të flasë për atentatin

0 384

Pasditen e së martës, një oficer i Policisë Gjyqësore të Elbasanit shkoi në Spitalin e Traumës ku qëndron Ardian Çapja, kjo për ta pyetur. 55-vjeçari nuk ka pranuar të dëshmojë për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

Ai mori një plumb në shpatull dhe aktualisht sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është e qëndrueshme. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar atentatorët. Të vetmet dëshmi që ata disponojnë, janë 3 banorë të zonën në Fushë-Mbret ku u dogj makina Volkswagen, 6 kilometra larg banesës së Çapjes.

E vetmja kamer sigurie e një biznesi në dalje të Fushë-Mbretit ka mundur të fiksojë lëvizjen me shpejtësi të një automjeti të dyshimtë me të cilin mendohet të jenë larguar autorët pasi i vunë flakën Volkswagen-in, por pa mundur të evidentojë targën e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.