Partia Demokratike ka dorëzuar sot projektligjin për Reformën Territoriale.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat tha se janë propozuar 97 bashki duke theksuar se kjo ndarje territoriale i jep hapësirën më të madhe komuniteteve lokale.
Më tej ai tha se reforma e 2014 ka provuar që është dështim lapidar dhe faktor shpopullimi.
“Bazohet në të njëjtat parime. Hapësira për të rakorduar është e plotë por numri i bashkive, 97, që ne propozojmë, është ai që i jep hapësirën më të madhe komuniteteve lokale. Nuk ka rëndësi çmendon kryeministri, rëndësi ka ç’mendojnë njerëzit. Reforma e 2014 ka provuar se është dështim lapidar me kosto të madhe për zhvillimin e bashkive dhe komuniteteve. Faktor i shpopullimit, njerëzit nuk kanë më shërbime janë në një pushtet të centralizuar. Duhen 84 vota për propozimin tonë. Bëjmë të qartë qëndrimin edhe për ndarjen në rajone”, tha ai.