Burri refuzonte të bënte vaksinën, gruaja e lidh me litarë dhe e detyron të bëjë dozën

0 191

Vaksinimi kundër Covid-19 është kthyer në objektivin kryesor të të gjitha shteteve, por ka ende shumë persona që janë kundër vaksinave, gjë që çon edhe në situata të pabesueshme.

Një prej tyre është edhe rasti i një gruaje braziliane, bashkëshorti i së cilës kundërshtonte të vaksinohej. Ajo e gjeti zgjidhjen duke e lidhur me litar e duke e vaksinuar pa dëshirë.

Videoja e burrit të ulur në karrige i lidhur, me gruan pranë tij që po mban litarin, po bën xhiron e rrjetit pasi u postua në TikTok.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur në një qendër shëndetësore të Rio Largos, me disa persona që e mbështetën këtë grua, duke thënë se duhet bërë Presidente, ndërsa të tjerë kanë shprehur neverinë e tyre për këtë situatë: “Secili ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.