Braimllari: Rama mashtron fermerët në fushën e Korçës

0 318

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari këtë herë nga Korça ka denoncuar mos shqetësimin e qeverisë ndaj fermerëve. Sipas tij, edhe ata nuk kanë marrë mbështetjen e dëmve nga rreshjet e para që i’u premtua nga qeveria ”Rama 2”. ”Kjo është një qeveri e degraduar që nuk ka në fokus shërbimin ndaj qytetarëve. Të paaftë dhe të këqinj në raport me njerëzit e ndershëm të vendit”.

Postimi i plotë

Qeveria Rama mashtron fermerët në fushën e Korçës. Shqetësuese situata në fushën e Korçës. Rreshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha tek prodhimi i fermerëve të cilët ndjehen të papërkrahur dhe të lënë në harresë.

Nuk ka asnjë reagim dhe asnjë mbështetje nga instuticionet. Asnjë masë e marrë nga qeveria për një skenar të përsëritur për të disatën herë në pak muaj.

Fermerët ende nuk kanë marrë mbështetjen e dëmeve nga rreshjet e para që ju premtua nga qeveria Rama. Kjo është një qeveri e degraduar që nuk ka në fokus shërbimin ndaj qytetarëve. Të paaftë dhe të këqinj në raport me njerëzit e ndershëm të vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.