Braçe: Solidarizohem me Spahon, ka 4 orë që i bie bilbilit

0 163

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka marrë fjalën në seancën plenare të ditës së sotme ku ka komentuar situatën në Kuvend ku deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren dhe i kanë rënë bilbilit.

Braçe nuk ka kursyer ironitë ndërsa ka thënë se deputeti i PD-së Edmond Spaho po kap rekordin guinness pasi ka katër orë që i bie bilbilit.

“Si mos të flas, kam shumë që po pres për të folur. Sinqerisht dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. ka 4 orë që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrëniës s’do i binte. Është rekord guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. me fuqinë që ka do vazhdoj ti bjer bilbilit edhe më shumë, Por si ka mundësi që nuk e zëvendësoj asnjë prej ush. Po si ka mundësi, e bën robi një sakrificë. Po të dalë dikush, Ore i bie unë fyellit për ty. Po ça jeni mo? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, por se futet këtu brenda që të…Mirë që Shehun e latë jashtë, po ça bëni këtu. Këtë po u them o Mondi. Po të çmoj mor..unë se bëja dot. Shumë mirë mo….Shumë mirë mo. Shumë mirë që po e bëni.”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.