“Bomba” nga Clinton: Kur Capitol po u sulmonte, Trump fliste në telefon me Putin

0 423

Ende jehona e sulmit nga mbështetësit e Donald Trump ndaj Kongresit amerikan vijon. Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clintonm pretendon se Trump mund të ketë qenë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin në kohën kur u sulmua ndërtesa e Kongresit.

Clinton thotë se do të donte shumë të merrte në dorë tabulatet telefonike të republikanit, për të parë nëse kjo është e vërtetë. Sipas saj, trazirat e Capitolit ishin një “dhuratë për Putinin” dhe njerëzit që sulmuan Capitolin, pa e ditur u bënë “kukullat e tij”.

Trump i dënoi trazirat në një deklaratë ku e bëri të qartë se ”dhuna dhe vandalizmi nuk kanë absolutisht vend në vendin tonë. ‘Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri’ ka qenë gjithnjë në mbrojtje të shtetit ligjor”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.