”Bomba” italiane me përgjimet, SPAK nis hetimet për grup kriminal e pastrim parash

0 295

Pas bujës për dosjet e frikshme që përfshijnë emra të njohur të politikës, ka bërë që SPAK të nisë hetimet në Shqipëri për grup kriminal e pastrim parash, kjo pas publikimit të përgjimeve të anti-mafies Italiane. Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK thekson se më 25 janar ka nisur kryesisht procedimin penal. Përfaqësuesit e botës së mafies që janë arrestuar nga policia italiane flasin për kontakte me biznesmenë në Tiranë dhe drejtues të institucioneve të qeverisë së Rilindjes. Interesi i mafies italiane është që të hyjë në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri dhe të jetë pjesë e ndarjes së parave të tenderave të qeverisë.

Njoftimi nga SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,

Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.