Boçi për situatën në PD: Ka krizë besimi, liderëve u ka humbur arsyeja

0 152

Një nga deputetet më të votuar të PD, që arriti te thyeje herësin në Elbasan, Luçiano Boçi, bën për A2 CNN një skaner të shpejtë të asaj që po ndodh në Partinë Demokratike. Sipas tij, PD ka një krizë besimi dhe liderëve u ka humbur arsyeja. Dalja sa më shpejt nga kjo spirale, ndalimi i veprimeve dhe vendimeve arbitrare si dhe hapja e partisë për një votim të lirë të anëtarësisë, shikohet si e vetmja zgjidhje për Boçin që PD të rikthehet aty ku e ka vendin.

 

“Ka një krizë mosbesimi në PD e shprehur më pas në supozimin e grupimeve të caktuara që identifikohen në dy emra. Kriza  e besimit nuk nisi sot, ka ekzistuar në PD, por u krijuan rrethanat që derdhën edhe pikën e fundit të gotës dhe ja ku jemi, në seri përplasjesh i humbjes së arsyes të ish-liderëve të PD. Vendimet arbitrare ndjekin njëra-tjetrën. Vendimi arbitrar, mbyllja dhe ngujimi brenda PD, vendimi tjetër shoqëruar me përjashtimin e shumë personaliteteve të PD që mungon arsyeja dhe unë e gjykoj që është i panjohur dhe nuk do të njihet si vendim. Por që gjithë kjo mënyrë të vepruari të ndërpritet, duhet të vendoset marrëveshja e heshtur apo e negociuar për një proces zgjedhor brenda PD.

Anëtarët do të votojnë dhe në fund do të bien dakord për një drejtues pas të cilit do të jetë gjithë PD vetëm kështu vendoset besimi, dhe vetëm kështu PD mund të jetë alternativë drejtuese e këtij vendi, pasi gjasat duket që nëse vazhdon kjo spirale PD nuk mund të jetë alternativa drejtuese e vendit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.