Blinken pritet të udhëtojë në Kinë, vizita e parë e një zyrtari amerikan që nga 2018

0 153

Kina do të mirëpresë sekretarin amerikan të shtetit, sipas një deklaratë të zëdhënësit të ministrisë së jashtme kineze në një konferencë për shtyp.

“Kina mirëpret vizitën e Ministrit të Jashtëm Blinken, Kina dhe SHBA janë tani në bisedime rreth marrëveshjeve specifike”, tha Wang Wenbin në përgjigje të një raporti të medias amerikane se Blinken do të vizitonte Kinën më 5 shkurt.

Kina shpreson gjithashtu që SHBA-ja të tregojë një pikëpamje të qartë për vendin, të mbështesë dialogun në vend të konfrontimit dhe të ndërmarrë veprime reciproke të dobishme, vuri në dukje Wang.

Sipas Politico, Blinken do të takohet në Pekin me homologun e tij, ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang , në datat 5-6 shkurt. Vizita e Blinken në Kinë do të jetë e para e një sekretari amerikan të shtetit që nga tetori 2018, kur Mike Pompeo nën administratën Trump u takua me ministrin e atëhershëm të Jashtëm kinez Wang Yi në Pekin.

Konfirmimi i vizitës nga Kina pason një takim në nëntor midis presidentëve amerikanë Joe Biden dhe Xi Jinping të Kinës gjatë samitit të G20 në Bali, Indonezi. Të dy udhëheqësit u zotuan për bisideme të vazhdueshme në një kohë mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për Tajvanin, të drejtat e njeriut, pushtimin rus të Ukrainës dhe çështjet ekonomike.

Të dy udhëheqësit ranë dakord që Blinken do të vizitonte Kinën për të vazhduar bisedimet, sipas Shtëpisë së Bardhë, megjithëse nuk u caktua një datë specifike për në atë kohë.

Muajin e kaluar një delegacion zyrtarësh të rangut të lartë të SHBA-së zhvilloi bisedime me zëvendësministrin e jashtëm kinez Xie Feng në Langfang , një qytet afër Pekinit, për të diskutuar vizitën e Blinken , sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Leave A Reply

Your email address will not be published.