Bindja drejt zgjedhjeve, Patozi: Zbatojmë listat 100% të hapura

0 297

Bindja Demokratike nis rrugëtimin drejt 25 prillit, me një takim të përfaqësuesve të saj nga i gjithë vendi. Për këdo dëshiron të bëhet pjesë e garës, Astrit Patozi kishte një kusht. “Kushdo që do të kandidojë nën siglën e Bindjes Demokratike ka vetëm një kusht të panegociueshëm, lista brenda nesh është e hapur. Në rast se dikush ka një votë më shumë se ai që është i pari i listës, i pari i listës dorëzon mandatin”,- tha ai. Me kë e shikon të mundur bashkëpunimin Bindja Demokratike? “Aleatët tanë të mundshëm, janë parti, organizata dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe personalitete të jetës publike, të cilët e mendojnë Shqipërinë, të cilët kërkojnë ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin, si dhe forca politike dhe individë të pakomprometuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.