Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve tërmetit nga verifikimet e deritanishme në Qarkun e Tiranës. Voda tha se deri tani në Tiranë janë evakuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa. ”Deri në datën 06.12.2019, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:
Dëmet në njerëz nga tërmeti:
1 qytetar ka humbur jetën
44 qytetarë të dëmtuar
3396 qytetarë të evakuuar
1016 qytetarë të strehuar çadra
395 qytetarë në qendra sociale
117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës
Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:
7077 konstatime të kryera gjithsej
728 konstatime te kryera në pallate
6349 konstatime te kryera ne banesa
810 banesa të pabanueshme
1937 banesa të dëmtuara rende
4026 banesa të dëmtuara lehte
69 pallate të pabanueshme
132 pallate të dëmtuar rende
530 pallate të dëmtuar lehte
1 qendër shëndetësore e dëmtuar
106 biznese të dëmtuara
32 shkolla të dëmtuara
Në shkollën “Ismail Qemali” u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar 2 familje.
BASHKIA TIRANË: Është furnizuar me 350 çadra verore
BASHKIA KAMËZ: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit. Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë. Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë.