Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbërritur në Ukrainë, në një vizitë të pa lajmëruar duke shënuar kështu edhe vizitën e tij të parë në këtë vend që prej fillimit të pushtimit rus.
Udhëtimi është një surprizë për shumë njerëz, pasi presidenti amerikan do të vizitonte Poloninë dhe javën e kaluar Shtëpia e Bardhë tha se ai nuk kishte ndërmend të kalonte kufirin me Ukrainën fqinje.
Biden është një nga liderët e fundit, më të fuqishëm që u nis për në Kiev për të takuar Volodymyr Zelensky, ndërsa më parë në Ukrainë kanë shkuar, kryeministëri i Britanisë Rishi Sunak, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.