Beton te tasat e akulloreve, “armatimi” i protestuesve

0 318

Policia e Nju Jorkut ka zbuluar disa copa betoni të fshehura në tasa akulloresh, në vendin ku ishte mbajtur një protestë në Manhatan. Policia ka vënë në alarm të gjithë efektivët, që të bëjnë kujdes, pasi mund të goditen nga protestuesit.

Në një raport të Policisë, lexuar nga “New York Post”, edhe në 3 qershor ishin gjetur blloqe të tilla betoni të fshehura në tasa plastikë. “Tasat ishin mbushur me çimento dhe dukeshin si akullore me çokollatë”, lexohet në raportin e Policisë.

Efektivët janë paralajmëruar edhe për topa tenisi dhe shishe uji të mbushur me çimento. Komisionieri i Policisë, Dermot Shea, tha se protestuesit bëjnë gati paraprakisht tulla dhe sende të tjera të forta në vendet ku do të zhvillohet protesta e tyre.

Protestat pas vdekjes së George Floyd vazhdojnë prej 14 ditësh në SHBA dhe janë shtrirë edhe në qytete europiane. Në disa raste, ato kanë degjeneruar në skena dhune mes protestuesve dhe Policisë, ndërkohë që janë shënuar edhe raste të shumta të shkatërrimit të pronës private dhe publike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.