Berisha: Ulsi je bërë famoz, vetëm 2 mushka kanë ngelur pa u sistemuar në fshatin tënd

0 138

Pas ndërprerjes së fjalës në seancën e sotme plenare në Kuvend nga nënkryetarja Ermonela Felaj, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hyri në një komunikim live me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Në fjalën e tij, Berisha ka ironizuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja pas të dhënave që kanë dalë në media se të afërmit e tij janë punësuar si rrogëtar shteti. Kryedemokrati me ironi i tha: Je bërë famoz Ulsi, vetëm dy mushka kanë ngleur pa u sistemuar në punë nga fshati jot.

“Ikën nga Parlamenti. Iku zonja Xhaçka. Iku investitorja jonë strategjike. Je bërë famoz Ulsi, vetëm dy mushka kanë ngleur pa u sistemuar në punë nga fshati jot. Prandaj bën badigardin e Edi Ramës. Do e hapim parlamentin apo do flasim nga Facebook”, tha Berisha…

Leave A Reply

Your email address will not be published.