Berisha publikon mesazhin: Shëngjini furnizohet me ujëra të përziera të zeza (VIDEO)

0 408

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, ka publikuar mesazhin e një qytetari që dënon indiferencën e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, ndaj rrezikut që i kërcënohet banorëve të Shëngjinit, prej përzierjes së ujërave të zeza me ujin e pijshëm. ”Shëngjini furnizohet me ujëra të përziera të zeza! Rrezik i lartë epidemie”,-shkruan Berisha dhe publikon videon si dëshmi. ”Narko-kryetari monist nuk do t’ia dijë. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”.

Postimi i plotë

Shengjini furnizohet me ujëra të përziera të zeza! Rrezik i lartë epidemie! Narkokryetari monist nuk do tja dijë. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Përshendetje! Drejtoria Ujësjellësi i Kanilazimeve Lezhë ka tubin e ujit që kalon ne aksin lezhë-Shëngjin në klm e tret është carë tubi i ujësjellësit dhe uji bashkohet me ujin e kanaleve kulluse. Ai ujë doktor nuk bën as për larë rrobat e jo për të pirë banorët e Shëngjinit janë në rrezik. Tubi i ujit të pijshëm se është në video është 20cm poshtë ujit të kanalit por tubi është shpuar prej ndryshkut.

Uji i kanalit është ujë i kripur është ujë që bashkohet me ujërat e zeza e atij uji i vjen erë e keqe. Jam ankuar në bashki e te ujësjellësi e madje banditi Ndreu më ka thënë pse nuk e ke gotit vetë, i thash më ke larguar nga puna ti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.