Berisha për qeverinë e Ramës: Këta flasin me gjuhë komunistësh, në 6 dhjetor vetëm në rrugë

0 133

Berisha: Shqipëria nga raportet ndërkombëtare konsiderohet si “Kolumbia” e Evropës. Protesta e 6 dhjetorit do të tregojë se ne nuk dorëzohemi, do të luftojmë për vlerat tona dhe europiane dhe kundër të zezave të panumërta të kësaj qeverie. Zëri ynë në protestës është mesazh për Europën se ne nuk pajtohemi me autokracinë.

Protestat nuk prishin imazhin e vendit por keqqeverisja e korrupsionit të Ramës, vendosja e monizmit të plotë dhe shkatërrimin e kushtetutës dhe shtetit ligjor. Imazhin e dëmtojnë fabrikat dhe laboratorët e drogës së PS-së, Saimir Tahiri e qeveritarë të tjerë që drejtonin drogën drejt Evropës, Edi Rama, Ahmetaj, Veliaj e të tjerë që kanë vjedhur nga afera e Inceneratorëve.Imazhin e prish përvetësimi i portit të Durrësit nga Rama dhe arabi i tij, me ndërtimin e pallateve nga një kompani që s’do paguajë asnjë taksë. Imazhin e Shqipërisë e prish pastrimi i parave, e rrënon Olsi Rama i cili pasi ka vjedhur 2.2 milionë euro me call centerat e tij, ia mbath për në Dubai.

Së fundmi dy fjalë për protestën, pretendimi se mos na dëgjojë bota se gëzohen armiqtë është koncept komunist. Propaganda e Ramës i shërben krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjithë autokratët që akuzojnë kundërshtarët janë njësoj si komunistët në botë, kanë të njëjtën gjuhë.
Të dashur demokrate dhe demokratë, PD është forca më perëndimore e shqiptarëve, ka bërë shumë për integrimin në institucionet perëndimore të Shqipërisë.

PD hoqi vizat me BE-në, anëtarësoi vendin në NATO, ka votuar në çdo rezolutë pro Perëndimit ndaj dhe vendi i saj në 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.