Belind Këlliçi: Basha më pezulloi se është xheloz, zbrit në bazë dhe shiko si do të presin

0 184

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për pezullimin e tij nga PD. Me një postim në Facebook, Këlliçi nuk kursen sulmet e ironinë ndaj Bashës, teksa shkruan ‘çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar’. Këlliçi akuzon Bashën edhe një herë se bashkëpunon me Ramën, teksa shton se ai ka zgjedhur ‘demokratët e bazës dhe ata të sakrificave’

“Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!  Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.