BE shton sanksionet ndaj Rusisë. Von der Leyen: Të bashkuar!

0 164

Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila foli për një moment vendimtar për Evropën. Sanksionet do të synojnë fusha duke përfshirë sektorin financiar, energjinë, transportin dhe vizat për elitën ruse, tha ajo pas një takimi që përfundoi në orët e para të së premtes në Bruksel.

Von der Leyen tha se masat e miratuara do ta bënin të pamundur për Rusinë blerjen e teknologjisë për të përmirësuar rafineritë e saj të naftës ose pjesë këmbimi për avionët.

“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte, tregon se sa e bashkuar është BE-ja”, shkroi ajo në Twitter. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se 300 milionë euro (336 milionë dollarë; 251 milionë £) ndihmë do t’i ofrohen Ukrainës, si dhe pajisje ushtarake.

Sanksionet nuk mbulojnë importin e gazit rus në BE. E pyetur për këtë, Von der Leyen tha se ata po shikonin urgjentisht se si të largonin Evropën nga varësia e saj nga energjia ruse.

Leave A Reply

Your email address will not be published.