Balluku-qytetarëve: Kurseni energji, e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kw

0 162

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjsië, Belinda Balluku ka publikuar ditën e sotme një videomesazh në rrjetin social “Facebook”, ku ka folur lidhur me situatën energjitike në vend.

Në fjalën e saj, Balluku tha se fasha 800 kWh për muajt që lamë pas nuk është aplikuar për shkak të kursimit të energjisë, por edhe kushteve të motit.

Ajo bëri me dije se në muajin nëntor në rang vendi është kursyer vetëm 2% energji elektrike, ndërsa kërkoi edhe njëherë angazhimin e qytetarëve për të kursyer energji, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që fasha të mos aplikohet.

“Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për të kursyer energji. Kështu që ne e kemi vlerësuar reagimin tuaj dhe pavarësisht se është vendosur nga ERE dhe të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbimin përsa i përket mbulimit me energji, është vendosur pra një fashë, e cila mund të futej në funksion në momentin kur ne mund të kishim vështirësi, një fashë prej 800 KW/orësh nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot. As për muajin shtator, as tetor, dhe as nëntor. Dhe e gjitha kjo pasi situata herë pas herë është përmirësuar, puna e mirë që ka bërë KESH për të optimizuar kaskadën dhe për të optimizuar edhe blerjen e energjisë ka dhënë rezultat. Megjithatë duhet thënë se kursimi në muajt e parë (shtator, tetor) ka qenë një kursim i konsiderueshëm, i cili me të vërtetë na ka dhënë një dorë për të kaluar të gjithë situatën e vështirë. Në muajin tetor e kemi mbyllur me 7 përqind kursim në rang vendi, ndërkohë në muajin nëntor është mbyllur me vetëm 2 përqind kursim në rang vendit. Unë dua të kërkoj edhe njëherë të gjithë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, abonenti, familjari, biznesi të vogël, që qeveria i ofron mburojën sociale energjetike, që të vazhdojmë dhe të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 KW/orë. 2 përqind është një kursim i vogël, i cili nuk na ndihmojmë që të vazhdojmë dhe të mbajmë të njëjtën situatë energjetike dhe të mbrojmë çdo qytetar, familjar, apo abonent”, u shpreh Balluku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.