Baba i 4 fëmijëve, emigranti shqiptar i jep fund jetës në Greqi

0 191

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i varur brenda banesës së tij në lagjen Ampelophytos të Komunës Pylos-Nestoros në Greqi.

Sipas mediave greke 47-vjeçari u gjet i pajetë nga të afërmit e tij, ndërsa sipas të dhënave të para të autoriteteve policore që hetuan zonën, nuk u gjet asnjë shënim që mund të shpjegonte arsyet që e çuan atë në vetëvrasje.

47-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe pronar i një minimarketi në Ampelophytos.

Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.