Avokati Lapaj: Për efektivët e ”Shqiponjave” ka shumë ankesa për sjellje prej rrugaçësh

0 290

Avokati Adriatik Lapaj, thotë se ka shumë ankesa për njësinë ”Shqiponja”. ”E përshëndes iniciativën për të marrë në hetim strukturën “Shqiponja”. Konstatoj se ka shumë ankesa nga qytetarë për arrogancë, për mënyrën e sjelljes apo edhe për mënyrën se si ecin me automjet dhe motorë. Në çdo rast ata nuk duhet të harrojnë që janë Policia e Shtetit nuk në asnjë rast nuk duhet të ecin si rrugaçë”,-thotë ai

Nga ana tjetër, avokati veçoi dy momente kur sipas tij është shkelur ligji gjatë protestave për vrasjen e 25-vjeccarit Rasha. Adriatik Lapaj thekoi se fillimisht ditën e parë të protestës pati punonjës policie pa masa mbrojtëse.

”Duhet të ishin dërguar punonjës policie me veshje përkatëse. Nuk duhet të ishin objekt i trajtimit të pabarabartë dhe që u kërcënon jetën. Një punonjës policie që gjendjet në pamundësi për të përballuar një situatë të tillë duhet të garantojë jetën e tij dhe jetën e kolegut fillimisht”,-tha për ”Euronews Albania”. Adriatik Lapaj foli edhe për probleme të tjera me të cilat përballet sot Policia e Shtetit duke nisur nga trajtimi i keq financiar e deri tek mungesa e një subvencionimi për pandeminë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.