Avioni dërgon pasagjerët në aeroportin e gabuar, kjo për dy faktorë

0 284

Linja ajrore nepaleze ”Buddha Air”, u përfshi në një incident të pazakontë pasi dërgoi pasagjerët, në aeroportin e gabuar. Avioni u nis nga aeroporti Ndërkombëtar i Kathmandu Tribhuvan, më 18 dhjetor.

Nga atje, fluturoi në veriperëndim për në qytetin e dytë më të madh të vendit Pokhara, në vend që të shkonte në destinacionin e synuar, në qytetin jugor të Janakpurit. Qytetet janë rreth 250 milje larg njëri-tjetrit.

Astha Basnet tha për ”CNN Travel”, se ngatërresa ndodhi për shkak të dy faktorëve. ”Gabimet në komunikim dhe mosrespektimi i procedurave të hollësishme standarde të funksionimit (PSO)”. Basnet konfirmoi po ashtu që ekuipazhi i linjës ajrore do të marrë trajnim shtesë dhe se linja ajrore ka modifikuar manualet e saj ekzistuese të fluturimit.

Me gjithë befasinë që udhëtarët përjetuan kur zbritën në aeroportin e gabuar, situata shkoi relativisht mirë dhe 69 pasagjerët shkuan në destinacionin e duhur, edhe pse disa orë me vonesë. Një fluturim i ”British Airways” nga aeroporti i Londrës që kishte për qëllim të mbërrinte në Dusseldorf shkoi aksidentalisht në Edinburg.

Leave A Reply

Your email address will not be published.