Astrit Çela kujton 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve

0 392

Tridhjetë vite më parë nga marsi deri në muajin gusht, dhjetëra mijëra shqiptarë u nisën drejt Italisë në përpjekje për t’iu larguar diktaturës komuniste, e cila po përjetonte ditët e fundit.

Astrit Çela, president i shoqatës ”Albania e futuro”, komentoi  domethënien e këtij 30-vjetori, ku në Brindizi shumica e atyre shqiptarëve që emigruan asokohe kanë arritur të integrohen plotësisht. ”Komuniteti i jonë sot është i shëndoshë, plotësisht i dobishëm jo vetëm për shtetin italian, por edhe në rrafshin Itali-Shqipëri”,-u shpreh Çela, tashmë familjar me një djalë 23 vjeç, i cili vazhdon universitetin.

Çela rrëfeu se përpara emigrimit, ashtu si shumica e te rinjve, ishte edukuar prej televizionit me kulturën italiane aq sa “Italia te konsiderohej Amerika për Shqipërinë”. Për sa i përket problematikave, pandemia mbetet kryesore, ku disa nga sipërmarrjet shqiptare në Itali janë prekur nga efektet e saj me dëme ekonomike. Megjithatë Çela tha se problemet kryesore janë tejkaluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.