Asambleja e paligjshme, kandidati për president i FSHF e bojkoton

0 179

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, nuk do të jetë i pranishëm në Asamblenë që mbahet sot në institucionin e futbollit, pasi e cilëson të paligjshme zhvillimin e kësaj Asambleje për sa kohë që ka një vendim gjykate që nuk e lejon.

Shakohoxha, edhe në ditët e kaluara kishte kërkuar që të mos kryhej një vepër penale duke mos respektuar vendimin e gjykatës, ndërsa sot ka vendosur të mos jetë i pranishëm edhe nëse zhvillohet nëj e tillë.

Ashtu si Shakohoxha, mungon edhe Eduard Prodani, kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës që u njoh me vendim gjykate pas mbledhjes së organizuara pas zgjedhjeve farsë të FSHF.

Leave A Reply

Your email address will not be published.