Artistët kallëzim në SPAK për shembjen e Teatrit, Budina: Do të vijojmë betejën

0 333

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, ka folur për mediat pas dorëzimit të kallëzimit penal në SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nga ana tjetër, Budina u shpreh se qëndresa qytetare do të vijojë, pasi sipas tij, edhe pse teatri është shembur fizikisht, ai ka mbetur në zemrat e të gjithë artistëve dhe qytetarëve.

“Ne kemi ndërtuar një sistem qytetar, kjo është një frymë. Ne nuk duam as të kemi një parti, as një kryesi, ne jemi një grup qytetarësh. Edhe pse teatri është shpehur fizikisht, ai nuk është shembur, pasi ka mbetur në zemrat e të gjithëve. Ne kërkojmë të mos na zhduket kultura, në interest ë dy vetave që mbushin xhepat. Partitë politike duhet t’i thërrasin mendjes, se ata janë në shërbim të popullit”, tha për mediat Budina.

Ndërsa i pyetur lidhur me protestën e paralajmëruar nga artistët, regjisori theksoi: “Nuk kemi caktuar datë. Do jetë një manifestim gjithëpërfshirës, ku mund të bashkohet kush të dojë. Ne do të tregojmë që ne jemi dhe zëri i qytetarit duhet të dëgjohet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.