Artan Fuga: E frikshme, deputetët nuk njohin Kushtetutën

0 222

Akademiku Artan Fuga e konsideron të frikshëm faktin se deputetët në Kuvendin e Shqipërisë nuk njohin Kushtetën. Reagimi i Fugës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin nga detyra e Presidentit të Ilir Metës, i cili akuzohej për shkelje të rënda kushtetuese.

“Kreu i grupit parlamentar të shumicës nuk njeh kushtetutën mo!

Lëre lidershipin memec të ish PD që nuk reagon për asgjë, uaaaaa, çfarë bëhet kështu?

Si është e mundur që ish PD nuk pati guximin, nderin, turpin, që së paku për dekretin që anullonte zgjedhjet ku ajo nuk futej ta mbronte Presidentin, jo Ilir Metën, qoftë edhe me një fjalë!

Cfarë besimi kërkoni nga populli!

Prapë filluan me budalliqet për zgjedhjet e 6 marsit, jo punësime në administratë, jo ndihma, jo leshi jo përsheshi!

Po është turp i madh e njejta histori dhe pastaj njihni zgjedhjet, merrni mandatet! Kujt ja hidhni më këto?

Në zgjedhje justifikoheni se ishin të pandershme!”, shkruan Fuga.

Postimi nga Artan Fuga

E frikshme!

Po mirë mo mirë, tani që Kushtetuesja deklaroi se Iliri Meta si president nuk ka shkelur Kushtetutën, po është e frikshme moooo!

Kjo do të thotë se deputetët nuk njohin kushtetutën mo!

Do të thotë se kryeministri nuk njeh kushtetutën mo!

Se kreu i grupit parlamentar të shumicës nuk njeh kushtetutën mo!

Lëre lidershipin memec të ish PD që nuk reagon për asgjë, uaaaaa, çfarë bëhet kështu?

Si është e mundur që ish PD nuk pati guximin, nderin, turpin, që së paku për dekretin që anullonte zgjedhjet ku ajo nuk futej ta mbronte Presidentin, jo Ilir Metën, qoftë edhe me një fjalë!

Cfarë besimi kërkoni nga populli!

Prapë filluan me budalliqet për zgjedhjet e 6 marsit, jo punësime në administratë, jo ndihma, jo leshi jo përsheshi!

Po është turp i madh e njejta histori dhe pastaj njihni zgjedhjet, merrni mandatet! Kujt ja hidhni më këto?

Në zgjedhje justifikoheni se ishin të pandershme!

Pas zgjedhjeve merrni mandatet për të mirën e popullit!

Pa fund kështu!

Mjaft o mjaft se e keni bërë balt!

Pra tani kush e ka shkelur Kushtetutën? E ka shkelur Kuvendi pra i bie! Atëhere sipas logjikës idiote i bie që Ilir Meta të kërkojë shkarkimin e Kuvendit sepse ka bërë shkelje kushtetuese sepse ka akuzuar dhe shkarkuar atë sepse gjoja ka bërë shkelje kushtetuese!

E frikshme!

Shkarkim shkarkimi!!! Jemi bërë si puntorë ngarkim shkarkimi mo! Si portabël që ngarkon shkarkon dru moooooo!

E frikshme! O Kushtetuta jonë e shkretë! O letër pa vlerë në duart e deputetëve që ngrenë e ulin dorën me urdhër!

Leave A Reply

Your email address will not be published.