Arsenali i armëve në banesën e Martinaj dhe 2 xhaxhallarëve të tij, asnjë i shoqëruar

0 132

Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak, dje në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt.

Sipas detajeve që policia dha ditën e djeshme, armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve, ndërsa mësohet se ato ndodheshin në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj.

Bëhet me dije se dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent, por për arsye të paqarta nuk dihet se përse nuk janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Burimet shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme, dhe se është kompetencë e Policisë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me sendet e jashtëligjshme të gjetura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.