Arrestohet një i ri, tjetri i shpëton forcave “Shqiponja” të Fierit

0 145

Dy të rinj ne Fier nuk kanë arritur ta përfundojnë misionin e tyre për të shitur një sasi hashashi prej plot 85 kilogramësh. Armando Tërnova dhe Nehat Rizvani po transportonin lëndën narkotike të ndarë në tre thasë me makinën luksoze “Audi Q7”.

Në momentin kur ata kanë pikasur se po ndiqen nga policia, kanë braktisur makinën dhe janë përpjekur të arratisen në këmbë. Pas ndjekjes, forcat Shqiponja kanë arritur të arrestojnë njërin prej tyre, Armando Tërnovën, 25 vjeç. Ndërkohë, Nehat Rizvani, 31 vjeç, është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE – Sekuestrohen 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Hamil”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, 2 shtetasit që po transportonin lëndën narkotike, me një automjet tip “Audi Q7″, pasi kanë parë që po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, shtetasit A.T., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N.R., u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg. Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N.R., 31 vjeç, banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike. Punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.