Arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar, pjesë e një grupi kriminal

0 132

Një 33-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombetarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga policia në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin R. G., 33 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29 mars 2019 dhe 5 prill 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.