Analisti i njohur: Do ketë dy Parti Demokratike

0 148

Analisti Ermal Hasimja shprehet se konflikti në Partinë Demokratike e ka marrë tashmë të gjithë përmasën e plotë, ndërsa aktorët janë pozicionuar në dy kampe.

Sipas tij, e ardhmja e PD-së është ndarja në dy forca politike, ku njëra palë do të mbajë emrin dhe logon e asaj aktuale.

JYSK Albania Reklamë nga boost.al
Oferta sezonale në JYSK! Zbuloni më shumë duke klikuar katalogun. JYSK, Jetesë Skandinave!
MË SHUMË

“Do të ketë dy parti demokratike, por që njëra do të quhet ndryshe me shumë gjasa. Njëri do të mbajë emrin, por tjetri nuk është se do të tërhiqet. Në këtë moment është e vështirë të kuptosh çfarë po ndodh, duhet të futet në lojë sistemi i drejtësisë për të përcaktuar se cili ka të drejtë. Tani po ndodh një përpjekje për të mobilizuar sa më shumë njerëz ndaj secilit kamp. Por është gjykata ajo që e ndan. Deklaratat nga SHBA nuk shoh ndikim. Ky konflikt i ka marrë të gjitha përmasat e veta, palët janë pozicionuar. Të gjithë e dinë që në këtë moment SHBA mbështesin Lulzim Bashën, por nuk është diçka që shton ndonjë zhvillim të ri apo i jep një armë të re secilës palë”, u shpreh Hasimja për ABC News.

Leave A Reply

Your email address will not be published.