Ambasadorja Kim thotë mos kandidoni kriminelë, Rama: Nuk jemi drejtori policie

0 323

Pas një mbledhje me drejtuesit politikë të PS-së, kryeministri Edi Rama u pyet edhe mbi apelin që para pak ditësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i bëri partive politike duke ju kërkuar të mos kandidojnë persona të inkriminuar.

Në përgjigjen e tij, Rama theksoi ndër të tjera se partitë politike nuk janë drejtori policie, dhe se për kryeministrin çdo person mban përgjegjësi individuale për deklaratat që bëjnë në formularin e dekriminalizimit.

”Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.