Ambasadori rus: Mirëpritëm propozimet që takimet mes Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen në Turqi

0 186

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilov ka njoftuar se është mirëpritur propozimi që ministrat rusë dhe ata ukrainas të zhvillojnë bisedimet në Turqi javën e ardhshme.

Sipas Gatilov ideja që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia, është ide e mirë.

Ndërkohë më herët është raportuar se një raund i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë është përcaktuar këtë fundjavë, ndërsa nga takimet e zhvilluara më herët duket se nuk ka pasur shumë përparime deri më tani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.