Ambasadori i Bullgarisë për integrimin në BE: Shqipëria i ka kryer detyrat

0 148

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski ishte sot në Korçë ku i është përgjigjur disa pyetje të gazetarëve.

Ai u pyet lidhur dhe me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Ambasadori tha se ndaj Shqipërisë, Bullgaria është plotësisht mbështetëse pa kushte ndërsa me Maqedoninë e Veriut ai tha se po zhvillohen bisedime.

Pozita e Bullgarisë për sa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme dhe ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju te vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferencave e parë ndërqeveritare”,-tha Raytchevski.

Kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intensive. Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta”,-tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.