Ambasada e SHBA: DASH lufton korrupsionin duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare

0 130

Ambasada amerikane ka reaguar për ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan: Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.

Leave A Reply

Your email address will not be published.