Albina Kelmendi dhe familja e saj “prekin” Eurovisionin, publiku voton ndryshe nga juria e RTSH

0 146

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rrëmbyer çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngët, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision.

Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.

Kënga fituese “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi flet për një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme, duke vënë thelbin tek familja dhe rëndësia e saj dhe e dashurisë.

“Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së cmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.

Fitorja e Albinës ka qenë surprizë, pasi juria profesionistevendosi që vendin e tretë t’ja jepte 2Farm, vendin e dytë Albina Kelmendit, ndërsa vendin e parë Elsa Lilës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.