Misteri i makinave të djegura gjatë natës, në pronësi të dy vëllezërve. Policia nis hetimet

0 125

Dy automjete të dy vëllezërve nga Shkodra janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit gjatë natës së kaluar.Mjetet kanë qenë të parkuara në rrugë dhe si pasojë është djegur pjesërisht dhe një tjetër mjet ngjitur me ta.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër.

Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.