Albin Kurti: Vetëm duke qenë të ndryshëm, mund të jemi të barabartë

0 194

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Samitit Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, ka thënë se ky samit po organizohet për herë të parë në Kosovë.

Ai ka thënë se ky samit ka për qëllim krijimin e një praktike se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të luftojnë diskrimimnin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë.

“Të qenët barabartë nuk do të thotë të qenët identikë, pikërisht pse jemi të ndryshëm duhet të jemi të barabartë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, diversiteti është vetë pasuria e jetës njerëzore, e që duhet të shoqërohet me solidaritet, gjersa ka shtuar se vetëm “duke qenë të ndryshëm mund të jemi të barabartë”.

Shefi i ekzekutivit ndër të tjera ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për ofrimin e kushteve të barabarta për të gjithë.

“Na duhet angazhim i përbashkët që qytetarët të ndihen të barabartë dhe vlerë e shtuar e shoqërisë” teksa ka shtuar se përveç përgjegjësisë institucionale duhet të ketë edhe vetëdijësim shoqëror.

“Progresin e zhvillimit të shoqërive tona nuk mund ta masim me atë se si jetojnë ata që kanë më së shumti, por ata që kanë më së paku”, ka vijuar ai.

Sipas tij, të ketë diversitet duhet të ketë solidaritet.
“Duke qenë të barabartë jemi bashkë, pranoj që kemi dallime, e afirmoj diversitetin, por duhet ta kemi solidaritetin, por solidariteti është në përpjekje, jo statik, por në angazhim e sipër”.

Ai ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se duhet të jemi pro diversitetit e solidaritetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.