Aktakuza e stisur/Starova: Duan që të krijohet baraspeshim me krimet e Millosheviçit

0 343

Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Sipas Arian Starovës, ish-ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, situata është shqetësuese për të gjithë shqiptarët, jo vetëm Kosovën. Starova nënvizon fjalën ”e stisur” për aktakuzën dhe shtjellon qëndrimin e tij duke shtuar se “akuza shumë mirë mund të ishte bërë 3 ditë mbrapa takimit ne SHBA, dhe jo përpara. Kjo nuk është akuzë e mirëfilltë, duket si përpjekje për të dhënë disa të dhëna, që të vlerësohen nga Gjykata”,-tha në ”A2”.

Sipas tij, edhe pse Kosova si çdo shtet i duhet të luaj sipas rregullave ndërkombëtare dhe të respektojë vendimet e Gjykatës Speciale, sërish evidentohet një ”tentativë që të krijohet një baraspeshim midis krimet e regjimit të Milloshevicit dhe atyre që konsiderohen si krime kanë ndodhur në Kosovë. Nëse Gjykata merret me veprime luftarake është tjetër gjë, por në qoftë se merret me veprime kriminale të planifikuara, atëherë është e qartë që do t’i cilësoja si të ashtuquajtura, sepse luftëtarët e lirisë në atë kohë, përfshirë personat e akuzuar sot, nuk kishin asnjë plan për krime por për lirinë e vendi të tyre”.

Starova nuk mungon të sulmojë edhe strategjinë europiane në këtë krizë. ”Pse vërtitet BE ende me 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, a ka politikë unike, nuk ishte Kosova rasti unik? Kjo tregon se politika e BE ka mangësi në koherencë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.