Banori i ri i sapo futur, Tan Brahimi teksa po qendronte me Tean, Kristin dhe Oltën ku në diskutimet e këtyre të fundit është gjithmonë objekt bisede loja, humoristi shkodran ndërhyri teksa me pak fjalë arriti të transmetonte një mesazh të qartë.
Ai i tha Oltës, Kristit dhe Teas që sado që ata përpiqen të dëmtojnë dikë këtu brenda me lojën e tyre e kanë të kotë pasi sipas Tanit publiku atje jashtë është pozicionuar me një lojtarë dhe pavarësisht se çfarë bën, ai mbështetet masivisht.
Olta ishte tepër e vëmendshme dhe mimikat e saja tregonin shumë. Duke qenë se Tani hyri si miku i Luizit, ajo e kuptoi mjaft mirë mesazhin që i preferuari i publikut është Luizi. Me apo pa dashje, Tani e tha fjalën e tij që tronditi jo pak Oltën.