“Kristin e pret dikush tjetër jashtë”, Robert Aliaj: Po u lidh me Kejvinën nuk më ka më baba

0 117

I ftuar tek “Abc Mëngjesit” ishte Robert Aliaj, babai i Kristit që për momentin ndodhet në shtëpi dhe është në nominim.

Kristi prej kohesh ngacmohet nga Kejvina dhe nëse në fillim ai tha se ka dike jashtë dhe ajo nuk është tipi i tij, në Prime-n e fundit u shpreh se ajo është e vetmja që e bën për të qeshur dhe i pëlqen shumë karakteri i saj.

I pyetur pikërisht për Kejvinën, Robert Aliaj mohoi se djali i tij mund të lidhej ndonjëherë me të por nëse ndodhte, ai nuk do të ishte më babai i tij.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.

Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’.

E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të shoëbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij shoëbizi sepse vetë kam qenë i shoëbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.

Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarte. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.