Dalin fotot, kush është pastruesja që grabiti shuma të majme në banesën në Tiranë

0 155

Gruaja që shihni në foto është Rozeta Dobi, e cila së bashku me djalin e saj, Havier Dobi akuzohen për vjedhjen e shumave të majme parash dhe bizhuteri me vlerë nga banesa e ish-drejtoreshës së koncesioneve, Alda Klosi.

Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit.

Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor.

Fillimisht policia tha se paratë të cilat u vodhën në banesën, ku gruaja mirëmbante shtëpinë arrinin në shifra rreth 120 mijë euro.

Ndërsa dje në banesën e Rozeta Dobit dhe Havier Dobit u zbuluan 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.