Gjeti rezultatin e saktë, minutën e golit dhe shënuesin; parashikuesi i Brazil-Zvicër mahnit botën

0 146

Një profil u bë “viral” në rrjetet sociale këtë të hënë, pas fitores së kombëtares braziliane ndaj Zvicrës. Të dielën, llogaria shkruante se Casemiro do të shënonte golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Tite, në minutën e 83-të. E thënë dhe shpejt e bërë.

“1-0 fiton Brazili nesër! Goli i Casemiros në minutën e 83-të. Mund ta printoni”, – ka shkruar profili ‘Lolja’, në Twitter. Pasi Casemiro shënoi në minutën e 83-të, postimi u bë “viral”.

Disa përdorues të rrjetit bënë shaka për situatën dhe kërkuan parashikime të tjera, ndërsa pati nga ata që nuk e besuan dhe supozuan se profili e kishte redaktuar “tweet”-in.

“Thuaj që do të kthehem me ish-in tim, të lutem. Dhe ajo që dëshiron të më thotë është se ende më do”, – tha me shaka një përdorues i internetit.

“Thuaj që Botërori i gjashtë po vjen” – u lut një fans tjetër brazilian. “Nga 1 në 60. Më thuaj 6 numra të rastësishëm që të mund të provoj diçka”, – bëri shaka një profil tjetër.

Goli i Casemiro u shënua pak sekonda pas minutës së 82-të, por FIFA e regjistron golin në minutën e ardhshme. Goli i Casimiros e kualifikoi Brazilin në fazën tjetër të Kupës së Botës (16-she). Me gjashtë pikë në Grupin G, “Selecao” nuk mund të arrihet më nga Serbia apo Kameruni.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.