“Marry Me”, JLo duket super e lumtur në krahë të Ben Affleck

0 174

Jennifer Lopez ishte shumë e gëzuar dhe e lumtur në premierën e filmit të saj, “Marry Me”.

Këngëtarja e famshme botërore, ndodhej në premierën e Los Anxhelos-it të martën mbrëma me të dashurin e saj, Ben Affleck. Dy zogjtë e dashuruar dukeshin shumë të buzëqeshur në prani të njëri-tjetrit.

“Është një natë e mrekullueshme takimesh. Ne jemi shumë të lumtur. Çfarë mund t’ju them, ne po kalojmë mirë,” tha Lopez gjatë një interviste.

Lopez luan superyllin e popit Kat Valdez, dasma e së cilës shumë e reklamuar thuajse anulohet kur zbulon se i fejuari i saj, i luajtur nga Maluma, po e tradhtonte.

Pikërisht atëherë Valdez zgjedh një të huaj në audiencë, të luajtur nga Owen Wilson, dhe vendos të martohet me të në moment.

Gjatë një interviste për ET, këngëtarja u shpreh se “Marry Me” pasqyron jetën e saj.

“Nuk është saktësisht i njëjti personazh, por ka shumë gjëra për jetën padyshim. Ajo është një artiste regjistrimi, ka bizneset e saj, bën marketing, ka jetuar jetën e saj në sytë e publikut, ka uljet dhe ngritjet e saj në një marrëdhënie — çdo gjë me të cilën lidhet edhe me mua.“

Dyshja pozuan për foto dhe u përqafuan në tapetin e kuq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.