Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Lulzim Bashës

0 203

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Bashës për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga çështja e shqyrtimit të ndryshimeve statutore të depozituara nga Komisioni i Rithemelimit, pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kërkesa e Bashës, e depozituar në Gjykatë në emrin e PD, është rrëzuar nga gjyqtari Arben Kostandini.

PD kërkoi që gjyqtari Zhukri të mos ishte pjesë e gjykimit të ndryshimeve statutore të kësaj force politike, miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, ku gjithashtu u votua shkarkimi i Lulzim Bashës, si Kryetar PD.

Gjyqtari Zhukri u caktua me short për të shqyrtuar ndryshimet statutore të miratuara më 11 dhjetor. Zhukri paraqiti dorëheqjen nga çështja, por ajo iu refuzua nga drejtuesi i Gjykatës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.