Një tragjedi tronditi futbollin turk. Mbrojtësi 27-vjeçar i Koniasporit, Ahmet Çalik, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik.
Një lajm shkatërrues për klubin, mbrojtësi ishte ndër protagonistët e fazës së parë të sezonit për skuadrën së tij. Çalik humbi kontrollin e makinës, e cila u përmbys dhe doli nga rruga.