700 policë të prekur nga Covid-19, Fishta: Asnjë mbështetje nga qeveria

0 290

Krah mjekëve, në luftën ndaj pandemisë së Covid-19 janë edhe forcat blu. Deri më tani janë afro 700 efektivë të prekur me koronavirus, ndërsa 11 prej tyre kanë humbur jetën. Paçka se policia është në vijën e parë të luftës kundër pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë fond për 12 mijë efektivët. Madje Shqipëria renditet pas Kosovës, e cila dy herë brenda 10 muajsh i ka shpërblyer ligjzbatuesit.

”Janë deri tani rreth 700 punonjës policie të prekur, ndërsa të vdekur janë rreth 11 efektivë që kanë ndërruar jetë. Kemi diferenca sepse policia e Kosovës deri tani është trajtuar 2 here me nga 300 euro shtesë për arsye të përballjes së tyre me persona të prekur me Covid gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim që të trajtojë punonjësit e policisë”, thotë Sadedin Fishta nga Sindikata e Policisë.

Nga ana tjetër, Fishta shton se për shkak të vendeve bosh të lëna nga efektivët e infektuar, pozicionet po mbahen nga kolegët e tyre. Për të qeveria edhe këtu po shkel ligjin duke mos u kaluar pagesat për orët suplementare. Për të Policia e Shtetit është lënë në mëshirën e fatit, ku efektivët po detyrohen që të blejnë me paratë e tyre maskat mbrojtëse dhe uniformat pasi as këto nuk mbulohen më nga pushteti ekzekutiv.

Leave A Reply

Your email address will not be published.