6 “shtëpi bari” me mbi 2 mijë bimë, shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

0 158

Policia Spanjolle ka arrestuar dhjetë persona në zonën e quajtur Elçe, nga mosha 19 deri në 32 vjeç, si anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale të cilët merreshin me kultivimin dhe shitjen e marijuanës.

Sipas mediave spanjolle bëhet fjalë për një grup personash me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se ishin të përkushtuar për kultivimin e kësaj lënde narkotike në qytete të ndryshme të provincës së Alicante-s.

Të arrestuarit janë vënë tashmë në dispozicion të Gjykatave të ndryshme, ndërsa 3 prej anëtarëve të bandës ndodhen në burg.

Pas muajsh hetimi, autoritetet zbuluan grupin e organizuar, i cili kishte disa shtëpi dhe ndërtesa industriale të shpërndara në të gjithë provincën e Alicantes, të cilat i përdornin si “shtëpi bari” për të kultivuar lëndën narkotike.

Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në 6 adresa të ndryshme dhe ka zbuluar mbi 2 mijë rrënjë marijuanë, së bashku me 4330 Euro cash.

Të gjitha shtëpitë e barit ishin të pajisura me pajisje elektrike të sofistikuar për të vjedhur në mënyrë të paligjshme energjinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.