4 aeroporte në Shqipëri? Ekspertët analizojnë rreziqet e projekteve të reja

0 330

Qeveria nuk duhet të nxitohet në planet për hapjen e aeroporteve të reja në vend, thonë ekspertët e aviacionit civil dhe kjo për shkak të rreziqeve për të mos thithur mjaftueshëm linja ajrore apo pasagjerë. Për Dritan Goxhaj, puna për aeroportin e Vlorës nuk mund të nisë pa mësuar efektet që do të ketë ai i Kukësit, që ndodhet edhe më pranë Europës.

“Qeveria në radhë të parë duhet të shohë si funksionon aeroporti i Kukësit, duke qenë se kemi një investim të pakët prej 8 milionë eurosh dhe duke parë se studimi i fizibilitetit i sheh të dyja me nga 300 mijë pasagjerë”, u shpreh Dritan Goxhaj. Për ish-drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Ervin Minarollin, në momentin e keq që po kalon industria ajrore për shkak të pandemisë, këto projekte nuk janë më të leverdishme.

“Unë e shoh si me shumë rrezik, dy aeroporte të mëdha pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, kjo është histori e mbyllur me gjithë këto që ndodhën gjatë periudhës së pandemisë. Interesi ekonomik ka rënë dukshëm. Aeroportet e tjera që janë sot në operim si ai i Tiranës kanë rreth 60% ulje në numrin e pasagjerëve. Realizimin e strukturave të tjera e shoh pothuajse si të pamundur”, u shpreh Minarolli për ”A2cnn”.

Për ekspertin e aviacionit, Dritan Goxhaj, ekziston rreziku për një kohë të gjatë punimesh, për aeroportin e Vlorës. Për Minarollin, problematike është edhe mënyra se si janë hartuar koncesionet për këto dy aeroporte të reja

Leave A Reply

Your email address will not be published.