33.6 vite burg për 613 kg kokainë, Çekaj nis përballjen me Apelin

0 279

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, do të nisin të martën përballjen e tyre me Gjykatën e Posaçme të Apelit. Tre të pandehurit u dënuan me 33.6 vite burg në total më Shkallë të Parë, ndërsa kërkojnë pafajësinë në Apel. Seanca pritet të mbahet në orën 9:30 të së martës, ndërsa relator i çështjes është gjyqtari Dhimitër Lara. Kujtojmë se tre të pandehurit janë të vetmit që u ngarkuan me përgjegjësi penale për 613 kilogramë kokainë të kapur më Durrës. Për sasinë rekord të kokainës është ende një hetim i hapur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Leave A Reply

Your email address will not be published.